D@RdOsi1
|
![]() |
|||||||||
GJEGJEZA
I rrumbullakët Shumë i nxehtë Pa të bota Nuk ka jetë. ( Dielli) Herë si drapër Herë si bukë Nuk nxenë fare Terrin zhdukë. (Hëna) Si xixëllonja Natën ndrijnë Kur lindë dielli Vallë ku rrijnë. (Yjet) Si jorgan Tokën mbulon Është e ftohtë Bimët i mbron. (Bora) Herë ngadalë Herë me turr Hyjnë në det E s`dalin kurrë. (Lumenjtë) Reja resë I bie shuplakë Thua natyra Po merr flakë. (Vetëtima) Llambat n`Radishevë N`Galicë e Kopiliq I kanë fitilat Gjer në Obiliq. (Korrenti) Është me lara Rrumbullak Në të fëmijtë Kanë merak. (Topi) Gjatë verës Fle në tavan Kurse dimrit Drutë i han. (Stufa) Një si saç E një kuti T`sjellin botën Në shtëpi. (Ant.satelitore) Ngushtë e mbyllur Në epruvetë Tregon për motin Sa është i nxehtë. (Termometri) Po të kesh Supervesh Merresh vesh Me Bangladesh. (Telefoni) S`është pëllumb Me krah e sqep Pa ndërprerë Letra merr e jep. (Interneti) Ka tre sy me ngjyra Nuk qanë kurrë Në udhëkryq Qëndron si burrë. (Semafori) Qoftë verë A tjetër stinë Kurrë s`pushon Vetëm ngrinë. (Frigoriferi) Andej-këndej I sjell saora I bën rrobat Sikur bora. (Lavatriqeja) Herë vjen poshtë Herë lart ngjitet Njerëzit i bartë Fare s`mërzitet. (Ashensori) E mban në dorë Ajo gjëmon Pa u lodhur Lisat i rrëzon. (Motosharra) Nuk ha sanë Naftën pin Për ngarkesë Lodhje s`din. (Traktori) Një barkmadhe Me gojë të gjerë Dimrit fle Punon në verë. (Autokombajna) E ëma ikën Me gjëmë e vaj Nuk i ndahen Bijtë e saj (Treni) Ka shpinë të gjerë Shkon detit të pafund Në të mund të hip I gjithë një katund. (Trageti) Bishtin e zjarrtë Një shigjetë Gjer në hënë U ngjit përpjetë. (Anija kozmike) Vjetërsira Por me vlerë Aty gjenden Kurdoherë. (Muzeu) Është një tempull Që qëshon dritë Ua shton fëmijëve Dituritë. (Shkolla) Është një arkë Pa dry pa derë Ajo ruan Gjëra me vlerë. (Libri) Është një arë Në të hedh farë Lehtë për ty E korrë me sy. (Fletorja) Njeri është Vendit s`luan Territ, t`ftohtit Nuk i druan. (Busti) Në të ulesh Si në shalë S`është gomar S`është as kalë. (Karriga) E mban në dorë A në tavolinë Kohën tregon Nga gjumi të zgjon. (Ora) Një sustë nëna Kur e prek Pogaqet në të Saora i pjek. (Shporeti elektrik) Një zog i hekurt Fluturon me fletë Ngjitet lart në qiell Atje përmbi retë. (Aeroplani) Mbi lumenj Përmbi përroje Npër të kalojnë Njerëzit pa droje. (Ura) Shkojnë dimrit Verës vijnë Ia shtojnë stinës Bukurinë. (Zogjët shtegtarë) E mban për brirë Shkon pas tij Kryen shumë punë Në bujqësi. (Motokultivatori) Kur e mundon barku Zorrët i përzihen Nga goja vjell zjarr Re tymi lart ngrihen. (Vullkani) Pas shiut në qiell Kur ka diell Duket një shirit I tëri kolorit. (Ylberi) Ka të mëdha E të vogla Për fëmijë Ka me lara Kuqezi Të gjithë e duan Kur bie shi. (Ombrella) E kyq në rrymë Ditën a natën Sa e ka gojën E merr kafshatën. (Fshesa elekrike |
|
|||||||||
![]() |